Ndërlidhjet

Washington
Washington

Marshi i grave në Washington dhe në botë

Gratë, por dhe disa burra, dolën në numër të madh në Uashington dhe në mbarë botën në protesta masive të organizuara kundër presidentit tc SHBA-së, Donald Trump.

Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.

Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.

Ngjarja kryesore "Marshi i grave " u zhvillua në Washington.

Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan janë mbledhur gjysmë milioni njerëz, ndonëse kjo shifër nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Organizatorët e marshit fillimisht kanë thënë se presin që 200 mijë njerëz të marrin pjesë në protestën, që ka filluar në orën 16 sipas kohës së Kosovës, dhe se në marshet në të gjithë botën do të ketë mbi 2 milionë njerëz.

17:54 21.1.2017

Regjisori Michael Moore duke u shprehur i befasuar me pjesëmarrjen e lartë dhe turmën aq të madhe ka thënë:

...Pyesni: "Cili do të jetë në filmin tim të ardhshëm?" .

1) Bëjeni këtë pjesë të rutinës së re tuaj të përditshme. Telefononi përfaqësuesit tuaj në Kongres çdo ditë. (Jep numrin: 202-225-3121). Lani dhëmbët tuaj. Bëni kafe. Shëtisni qenin. Thirreni Kongresin!

17:56 21.1.2017

Të tjera foto nga Marshi i grave në Washington

18:06 21.1.2017

Një marsh solidarizues me atë në Washington, sot u mbajt edhe në Prishtinë, organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Prishtinë
Prishtinë

18:22 21.1.2017

Van Jones, presidenti i Dream Corps dhe komandant i #LoveArmy, duke folur para marshuesve...

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG