Ish-kandidatja për presidente të SHBA-së nga radhët e demokratëve Hillary Clinton, nëpërmjet rrjetit social twitter ka shkruar: Faleminderit për qëndrimin, fjalët dhe marshimin për vlerat tona
Departamenti i multimedias i Radios Evropa e Lirë, ka krijuar një galeri me foto nga marshimet në vende të ndryshme:
Gratë nëpër botë marshojnë kundër Trumpit
Mijëra njerëz në më shumë se 600 qytete kanë marshuar në rrugë, si pjesë e një nisme globale "Marshi i grave", në shenjë proteste kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.
Dhjetëra mijëra gra pritet të marrin pjesë në marshimin kryesor të grave në Uashington, më 21 janar, ditën e parë të plotë të presidencës Trump. Organizatorët e ngjarjes thonë se ata duan të dërgojnë një mesazh "për botën që të drejtat e grave janë të drejta të njeriut."
Përveç mbrojtjes së të drejtave të grave, marshuesit gjithashtu kërkojnë mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara, duke përfshirë edhe njerëzit me ngjyrë, minoritetet etnike dhe fetare, personave me nevoja të veçanta, si dhe komunitetit LGBT. Këtu është një përzgjedhje e imazheve nga marshimet e grave në mbarë botën.
Disa foto nga korrespondentët tanë që po përcjellin marshin në Washington:
Melanie Campbell, presidente e Koalicionit Kombëtar nga "Black Civic Participation" tha para marshuesve:
"Ne marshojnë për të drejtat e grave! Ne marshojmë për të drejtat e njeriut! ...Ne marshojmë për të mbrojtur të drejtën njerëzore për të kontrolluar vetë trupin tonë."
Facebook Forum